Zhvillimet e vitit të fundit kanë qenë të vështira dhe frustruese, sipas ambasadorit britanik, Nicholas Abbott. Ai në një intervistë së fundi ka folur për veprimin “e njëanshëm” të Qeverisë së Kosovës më 26 maj, derisa zbuloi detaje interesante edhe nga një takim në Londër, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Abbott ka deklaruar se nëse do bëhej progres pas marrëveshjes së Ohrit, do të zgjidheshin shumë çështje.
Por sipas tij, veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës “ndryshoi parametrat”. Abbott thoë se Qeveria e Kosovës nuk janë faktorë destabilizues, por se veprimi, po.
“…duhet të pranojmë se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës më 26 maj për vendosjen me forcë të kryetarëve të komunave në zyrat komunale i ka ndryshuar parametrat e kësaj çështje dhe disi i ka vështirësuar gjërat. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që Kosova dhe qeveria e Kosovës janë faktorë destabilizues në rajon. Por, mendoj se ky veprim sigurisht që është destabilizues sa i përket raporteve brenda këtij komuniteti, por edhe në komunitetet më të gjera në Kosovë.” – u shpreh ai.
Mediumi në fjalë, e citon ambasadorin britanik të ketë thënë se “diplomatët ndërkombëtarë po pyesin pse Qeverisë së Kosovës i duheshin masa të tilla.
Po ashtu, është folur edhe për “masat e mundshme të Qeverisë britanike kundër Kosovës”. Ambasadori britanik tha se nuk kanë marrë asnjë vendim, por “ata e dinë se çfarë mund të bëjnë”.
Takimi në Londër
Abbott e ka përmendur një vizitë të kryeministrit Kurti në Londër, ku ai takoi ministrin e Jashtëm. Sipas tij, Kurtit aty iu bë e qartë se çfarë pritshmëri ka nga ai.
“Kryeministri Kurti ishte në Londër pak më pak se dy javë më parë, ku u takua me ministrin e Jashtëm. Unë mora pjesë në atë takim. Ministri i Punëve të Jashtme ishte shumë i qartë – presim që kryeministri Kurti dhe qeveria e tij dhe autoritetet e tij të sigurisë të deeskalojnë situatën.” – u shpreh ai për Kossev.
“S’ka nevojë për njësi speciale”
Në zona të banuara nuk ka nevojë për njësi special, konsideron ambasadori britanik.
“Nuk është e nevojshme domosdoshmërisht që kryetarët e komunave të punojnë nga ndërtesat komunale. Më e rëndësishmja, njësitë special nuk kanë rol në zonat e banuara. Ata nuk duhet të përdorën si policë të rregullt. Ekziston një mundësi reale për të lejuar që kjo përgjegjësi t’i mbetet forcës së rregullt të policisë. Policia speciale janë të trejtuar posaçërisht, dhe ata nuk ka nevojë për këtë trajntim që t’i ruajë ndërtesat.” – ka deklaruar ambasadori britanik.
Ai madje, ka thënë se njësia special jo vetëm që duhet të reduktohet, por të largohet nga ajo zonë.
“Për sa i përket heqjes së pikës së thyerjes ‘krisjes’, është shumë e rëndësishme që ato njësi speciale të policisë jo vetëm të reduktohen, por në fakt të largohen nga ato zona…” – deklaroi ai.
Vlen të theksohet se kryenegociatori Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçak, kanë arritur dakordim për situatën në veri.