Shoqëria civile, e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike do të protestojnë sot para qeverisë duke filluar nga ora 18:00.
Protesta do të mbahet pasi veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet, duke vendosur rrethojat te Qeveria.