Sot u raportua se dy prokuroret e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Lumturie Hoxha dhe Ardiana Veseli, kanë qenë cak i kanosjes nga një qytetar. I dyshuari është identifikuar, mirëpo i njëjti ende nuk është arrestuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Armend Kelmendi, 48-vjeçar.
Kelmendi i cili është emër i njohur për organet e rendit si recidivist i veprave penale, po dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar prokuroret Hoxha dhe Veseli, duke u thënë se do t’ia shohin sherrin.
Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.