Proteston Deliu-Kodra, vendos posterë ku shihet Bislimi duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Proteston Deliu-Kodra, vendos posterë ku shihet Bislimi duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa posterë në Komisionin për Integrim Evropian ku shihet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës me 13 korrik kishte përleshje fizike ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe minsitrat u përfshinë në rrahje masive.

U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Të pranishëm në seancë ishin edhe forcat e sigurimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë krye temë e medieve botërore.

Related Articles