Zhduket një grua nga Gjilani

Zhduket një grua nga Gjilani

Të enjten një person ka raportuar në Polici se një grua ka dalë nga shtëpia më datë 14.07.2023 dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Gjilan 14.07.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar me 20.07.2023 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Related Articles