Në një familje në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Sipas Sinjalit, bazuar në dëshminë e prindërve të cilët kanë denoncuar rastin në Polici, 26-vjeçari në shenjë revolte që s’i kanë dhënë para, ka demoluar shtëpinë duke thyer xhamat. Ata pohojnë se i dyshuari ka kërkuar paratë për të blerë substanca narkotike, për shkak se është përdorues i drogës.
Nëna e djalit ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.