Abdixhiku lavdëron Ramën: Ai po bën punë të jashtëzakonshme, pavarësisht pengesave nga qeveria

Abdixhiku lavdëron Ramën: Ai po bën punë të jashtëzakonshme, pavarësisht pengesave nga qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të zgjedhur sot Pëllumb Bajqinovcin si Kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pas dorëheqjes së Fehmi Kupinës.

Pas një zhvillimi të tillë, kreu i LDK-së ka pritur në një takim pune kryetarin e Prishtinës, Perparim Ramën, drejtorët e asamblistët nga radhët e LDK-së.

Për Bajqinovcin, Abdixhiku ka thënë se do t’i japë dinamikë tjetër punës në kuvendin komunal “siç e ka dëshmuar gjatë gjithë aktiviteteve të tij në kryeqytet”.

Abdixhiku tutje ka thënë se Perparim Rama po bën një punë të jashtëzakonshme në transformimin e Prishtinës pavarësisht vështirësive dhe pengesave që po u bëhen nga Qeveria.

“Sot, nëpër rrugët, rrugicat dhe sheshet e Prishtinës vëren gjallëri dhe, ka thënë Abdixhiku.

Vazhdojmë me punët e mira për Prishtinën!”

Related Articles