Dokumentari ”Hope” i realizuar nga Vjosa Abazi, është shpërblyer me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Tagore” që mbahet në Indi.
“Documentary film” dhe “Film On Woman” janë çmimet që ka fituar dokuentari i cili sjellë rrëfimet e katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valentinës dhe Makfiretes.
“Hope” shpalos historinë e katër grave që kanë histori të ndryshme, por që i lidh një fat i përbashkët. Heroina, që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar më tutje.
Kjo nuk është hera e parë që “Hope” fiton çmime ndërkombëtare, dokumentari i realizuar nga Vjosa Abazi, ka fituar çmimin “Best Cast” në Amsterdam World International Film Festival.