Musliu: Nuk më është ofruar asnjë mocion nga Haradinaj

Musliu: Nuk më është ofruar asnjë mocion nga Haradinaj

Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili kishte kërkuar nga partitë opozitare në Kosovë, që ta mbështesin mocionin e propozuar nga partia e tij për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Mirëpo, një mocion të tillë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu thotë se nuk e ka pranuar nga ana e Haradinajt.

“Unë e kam thënë tek studiot e TV Dukagjinit se asnjëherë nuk më është ofruar një mocion nga Ramush Haradinaj. Jam deputete qe 5 mandate, njihem mirë me të, hala një letër nuk ma ka ofruar e të më thotë ‘nënshkruje, se duam t’a rrëzojmë Qeverinë’. Ne mundemi të bëjmë filma dhe show, realiteti kur jemi te nënshkrimet, ne e dijmë se sa numra duhen. Po mundohemi ta shpërfaqim paaftësinë e kësaj qeverije dhe këtë po e bëjmë çdo ditë”, ka deklaruar Musliu në RTV Dukagjini.

Gjersa e kishte cilësuar Qeverinë Kurti si “një fatkeqësi për Kosovën”, Haradinaj kishte deklaruar se mocioni është rruga e vetme për të shkuar në zgjedhje, derisa tha se është e pamundshme që Kurti ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij.

Related Articles