Të enjtën zhvillohet ndeshja mes Gent dhe Zilina e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.
Në këtë takim gjyqtarë kryesor do të jenë nga Kosova, përfshi këtu edhe si asistene një femër.
Bëhet fjalë për Lumturie Muhadri, e cila do të jetë asistente së bashku me Granit Hysenin, kurse gjyqtari kryesor Visar Kastrati.
Gjyqtar i katërt në këtë takim që luhet në stadiumin “KAA Gent” do të jetë Ilir Mehmeti.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjtën nga ora 20:00