Ata që e fundosin kryeministrin, Albin Kurti, janë bashkëpunëtorë të tij, ndërsa ata që e ngritin janë kundërshtarët e tij politikë. Kështu vlerësoi profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
Madje, Spahiu tha se irritimi i qytetarëve ndaj opozitës, e ngrit automatikisht Kurtin, shkruan teve1.info.
“Ata që e fundosin kryeministrin Kurti janë bashkëpunëtorë të tij, ata që po e ngritin janë kundërshtarët e tij politikë. Është irritimi karshi opozitës që e ngrit, sepse të thuash të pavërteta për veriun e Kosovës në kohën kur qindra policë të vendit janë në veri, kjo i detyron njerëzit të jenë të irrituar ndaj opozitës, e ky irritim ndaj tyre automatikisht e ngrit Kurtin. Është koha e fundit që opozita të fokusohet aty ku janë pikat e dobëta të Qeverisë dhe të mos kundërshtojnë në çështje të cilat janë interes kombëtar i Kosovës”, deklaroi Spahiu në Tëvë1.