Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përgjatë periudhës së parë të vitit 2023, ka shpenzuar afër 3 mijë euro nga buxheti i shtetit për mëditje dhe akomodim në udhëtimet që ka pasur jashtë Kosovës.
Ministrja e Arsimit, Abërie Nagavci, në mars këtë këtij viti kishte qëndruar në Angli për një vizitë studimore.
E para e arsimit atje kishte shkruar me ftesë të Konsulatës Britanike, ku ishte pritur nga ministri i Shtetit në Departamentin e Arsimit në Angli, Nick Gibb.
Me të kishin diskutuar për reformat në arsim bazuar në standarde, mbështetjen në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, me fokus përmirësimin e njohurive të nxënësve dhe rezultateve të tyre në lexim dhe matematikë.
Nagavci dhe Gibb ndër të tjera kishin folur edhe për procesin e digjitalizimit në arsim, llogaridhënien në sistemin arsimor, kurrikulat dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, njofton Sinjali.
Ky udhëtim i Nagavcit gjatë muajit mars, buxhetit të shtetit i kishte kushtuar: 1 mijë e 427 euro.
Prej tyre, 839 euro i kishte marrë si mëditje, dhe pjesën tjetër – do të thotë 588 euro të tjera i kishte shpenzuar për akomodim në njërin nga hotelet e Mbretërisë së Bashkuar.
Nga dokumentet e ofruara shihet se Nagavci gjatë periudhës janar-qershor ka marrë 1 mijë 775 euro mëditje, përfshi edhe mëditjen e qëndrimit në Angli.
Në shkurt, ajo ka marrë edhe 306 euro mëditje, derisa në maj i ka marrë edhe 329 euro të tjera, si dhe ne qershor 300 euro.
Derisa për akomodim, ministrja, në maj ka shpenzuar 229 euro, ndërsa në qershor 307 euro.
Që i bie se në pjesën e parë të vitit ministrja për akomodim ka harxhuar 1 mijë 124 euro duke futuar aty edhe udhëtimin drejt shtetit anglez.
Ndërsa shpenzime të tjera i ka pasur vetëm 13 euro.