Trupi i gjymtuar i një influenceri dhe milioneri me aktivitet në industrinë e kriptomonedhave, i cili ishte raportuar i zhdukur, janë gjetur në një valixhe nga një grup fëmijësh në Argjentinë.
Policia ka nisur një hetim për vrasje pas gjetjes së eshtrave të copëtuara të 41-vjeçarit Fernando Pérez Algaba, disa ditë pasi ai kishte postuar një seri mesazhesh me përmbajtje kontradiktore për “njerëzit e këqij” që ia shpërblenin mirësinë me urrejtje.
Dy fëmijë gjetën valixhen e braktisur me kufomën e tij të mbushur me plumba teksa luanin futboll pranë një përroi në Ingeniero Budge, ditën e dielë.
Biznesmeni i akuzuar për mashtrim kishte 918,000 ndjekës në Instagram, ku ai shfaqte jetën luksoze duke ngarë makina të shtrenjta dhe duke festuar me alkool dhe vajza seksi në festa private.
Është e paqartë se kur ndodhi vrasja e bosit të kriptomonedhave, por një grua u tha autoriteteve se kishte lënë takim me Fernandon më 19 korrik për t’i kthyer çelësat e banesës që ai kishte marrë me qira.
Megjithatë, ai nuk u shfaq kurrë.
Kur hetuesit e skenës së krimit arritën në përrua, ata së pari gjetën parakrahët dhe këmbët e Fernandos. Me ndihmën e një makinerie të përdorur për të hequr mbeturinat nga uji, ata gjetën më pas një krah të plotë.
Një tatuazh me katër shkronja në një dorë konfirmoi se mbetjet i përkisnin Fernando-s, me analizën e gjurmëve të gishtërinjve që më vonë dha një konfirmim të mëtejshëm, raporton A2cnn.
Sipas autopsisë, Fernando, i mbiquajtur ‘Lechuga’ (Marule), u vra me tre të shtëna me armë. Mediat lokale raportuan se pjesët e trupit ishin amputuar pastër, duke sugjeruar se vrasja mund të ishte kryer nga një profesionist.
Sipas mediave lokale, Fernando kishte një histori të paharrueshme. Ai filloi të shiste sanduiçe në moshën 14-vjeçare, por më vonë bëri një pasuri duke investuar në kriptovaluta dhe në bursë.
Në kohën kur ishte 24 vjeç, Fernando kishte një magazinë të madhe plot me makina luksoze.
Biznesmeni e përshkruante veten si një investitor që gjithashtu shiste dhe merrte me qira automjete luksoze.
Fernando kishte regjistruar disa kompani përmes noterëve vitet e fundit.
Megjithatë, njëri nuk kishte as një numër identifikimi tatimor. Një tjetër u raportua për mashtrim dhe një i tretë kishte borxhe. Kreditorët e tij e kishin ndjekur vitet e fundit, duke hapur procese gjyqësore kundër tij, pas çeqeve të kthyera.
Ai kishte jetuar në Miami të SHBA deri në fillim të këtij viti, kur udhëtoi për në Spanjë. Pak para vrasjes së tij, ai ishte kthyer në Argjentinë.