SBAShK: Sulmet e qeverisë ndaj gazetarëve kulmuan me sulmin mbi Klan Kosovën

SBAShK: Sulmet e qeverisë ndaj gazetarëve kulmuan me sulmin mbi Klan Kosovën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar pas vendimit të MINT-it duke e refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke thënë se sulmet e qeverisë ndaj gazetarëve kanë nisur dhe ishin të orkestruara nga zyrtarë të lartë të institucioneve.

SBAShK-u tha se sulmi ndaj gazetarëve kulmoi me Klan Kosovën dhe sipas tyre, fjala e lirë e informimi i saktë po vihet në rrezik.

“Ky është alarm se fati i kësaj medie mund t’i pres edhe mediumet tjera dhe nëse ndodh atëherë në Kosovë do të kemi errësirë dhe Qeveria do të bëj çfarë t’i  teket sepse e vërteta do të mungojë në publik”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se SBAShK-u është në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë dhe reagon ashpër kundër sulmeve të qeverisë ndaj medieve.

“Reagon sepse sulme të tilla, fyerje e linçime kemi përjetuar edhe ne si sindikatë  dhe kemi përjetuar përpjekjet e Murati e të tjerëve për të shuar organizimin sindikal me presione të ndaljes së pagave, të zbulimeve të pengesave siç është Kosova e shumë përpjekje të tjera”.

“Ne pësuam goditje, por mbijetuam e do të veprojmë edhe sot e gjithë ditën. Qëndroni edhe ju  medie të nderuara sepse misioni juaj është i shenjtë në ruajtjen e fjalës së lirë dhe luftën e të vërtetës kundër shpifjeve e rrenave”, thuhet në reagim

Related Articles