Zbulohet emri i të paraburgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë që kërcënoi një zyrtar korrektues

Zbulohet emri i të paraburgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë që kërcënoi një zyrtar korrektues

Zyrtarët korrektues nëpër Qendrat Korrektuese në Kosovë, shpeshherë hasin në telashe me personat që janë të praburgosur apo edhe ata që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një i paraburgosur po dyshohet se e ka kërcënuar një zyrtar korrektues të këtij burgu.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të paraburgosurin Erion Veliun, i cili për motive akoma të panjohura, e ka kanosur oficerin në këtë burg.

Zyrtari i burgut ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me kanosjen nga i dyshuari Veliu.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje” dhe intervistimin e të dyshuarit.

Related Articles