Bashkëluftëtari i komandantit Agim Ramadani, Istref Klinaku, ka thënë që FARK, nuk ka kryer asnjë aksion luftarak, as në Kosovë as jashtë Kosovës.
I ftuar në RTV Dukagjini, Klinaku shprehet se Beteja e Kosharës është aksion i UÇK-së e jo e FARK-ut.
“Me urdhër të FARK-ut nuk është bërë Kosharja. Kosharja është bërë si aksion brigada e UÇK-së e Agim Ramdanit, këto tjerat janë në kuadër të manipulimeve”, është shprehur Klinaku.
Gjithashtu Klinaku shprehet kritik me Ministrinë e Mbrojtjes e cila ishte formuar gjatë kohës së luftës, ku sipas tij nuk kishte bërë shumë për luftën dhe nuk ishte dorëshlirë, për të financuar luftën edhe pse kishte mundësi.
“Ka qenë negativ, pengesë për luftën sepse i ka mbajtë njerëzit me shpresë kinse po bëjmë diçka, në anën tjetër s’ka qenë dorshlirë për financimin e luftës sepse ka pasur mundësi”, ka thënë Klinaku.