Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës.
“Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik”, tha Halimi.
Halimi theksoi se kjo parti ishte bosh e dogmatiste në opozitë, e është bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!.
“Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë”, theksoi ajo.
“Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike”, shtoi zëdhënësja politike e LDK-së.