Avokati i familjes Osmani: Të pakënaqur me dënimin ndaj Arbër Sejdiut, do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës

Avokati i familjes Osmani: Të pakënaqur me dënimin ndaj Arbër Sejdiut, do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, është deklaruar pas vendimit të trupit Gjykues për dënimin që iu dha Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Gjykata vendosi që të dy t’i lirojë nga akuzat për veprën penale dhunimi, duke i dënuar vetëm për vrasjen, çka avokati Rexhepi e konsideroi si të rëndësishme. Mirëpo, i njëjti shtoi se video-inçizimet dokumentojnë se bëhet fjalë edhe për dhunim.

“E sqaroi Gjykata, ka qenë e fshtirë me u dokumentu me prova. Fokusi im si përfaqësues ka qenë te vrasja mizore, në mënyrë që të merret dënimi maksimal. Për çështjen e dhunimit… unë vazhdoj të besoj që e ndjera ka qenë edhe e dhunuar, atë pretendim e japin edhe video-inçizimet por ta sqarojmë se ky është vetëm verdikt i gjykatës i shkallës së parë. Do ta kemi edhe të drejtën e ankesës”, deklaroi avokati i palës së dëmtuar, para mediave.

Ai sqaroi se familja nuk është e kënaqur me dënimin që iu shqiptua Arbër Sejdiut, me 15 vjet burgim.

“Familja është e frustrume për të dytin (Arbër Sejdiun) mirëpo si përfaqësues i saj jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne i besojmë vetëm drejtësisë dhe gjykimit që bëhet në salla të gjykimit, nuk ka te na kanun e forma të tjera”, tha ai.

Related Articles