Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se në fshatin Krushicë e Poshtme të Suharekës ka eliminuar rrezikun nga njē grumbull i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këtij lokacioni.
FSK njofton se këtë veprim e kanë bërë ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas njoftimit nga një qytetarë kanë intervenuar në fshati Krushicë e Poshtme Komuna Suharekë, ku kan eliminuar rrezikun nga njē grumbill i minave anti peronale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këti lokacioni”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
FSK ka bërë lutje për qytetarët se po sa të gjejnë apo të dyshojnë pēr mjete të rrezikshme të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës.
“Lusim qytetarët që po sa të gjejnë apo të dyshojnë pēr mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish”, njofton tutje FSK.