Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës u trondit nga të shtënat me armë në lokalin ‘Bon Vivant’, ku pas një konflikti mes disa personave, humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë.
Nga Radio Televizioni i Kosovës janë publikuar pamje të rënda të momenteve kur një numër i madh i qytetarëve u lënduan, si pasojë e kësaj përleshje nga dy grupet kriminale të udhëhequra nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj si dhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘italiani’, i cili është i njohur për rreth 150 vepra penale e që u lirua para pak kohësh nga burgu. Në këto pamje shihet brenda lokalit një person i gjakosur teksa disa të tjerë i qëndrojnë pranë, një tjetër teksa dërgohet me shpejtësi për në Ambulancë, si dhe një vajzë e fashuar në dy vende nga plagët e marra.