Shqipëria ka barazuar si mysafir me Uellsin pa gola në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kardif, raporton Gazeta Enigma.
Kuqezinjtë në pjesën e parë ishin më të mirë, ku kishin edhe një rast të artë për të shënuar.
Zhvillohej minuta e 16-të kur Rej Manaj del i vetëm përballë portierit, por goditja e tij e fuqishme shkon pak mbi portë.
Uellsi provonte të bënte më shumë, por nuk ia arriti në këtë pjesëlojë.
Ndeshja ishte e tensionuar në disa momente, ku lojtarët zhvillonin ndeshje të fortë.
Në pjesën e dytë rastin më të mirë në ndeshje e kishte Neco Williams, por që goditja e tij u prit nga Selmani.
Shqipëria në fund mori një barazim si mysafir ndaj një kundërshtari që do të luajë në Euro 2020./Gazeta Enigma/