Shërbimet sekrete të Ukrainës kanë treguar se kanë arrestuar një grua e cila ishte e përfshirë në një komplot rus për ta vrarë presidentin Volodymyr Zelensky.
Nga shërbimet thanë se ajo ishte përpjekur të zbulonte itinerarin përpara vizitës së Zelensky në Mykolaivin e goditur nga përmbytjet në qershor, raporton BBC.
Ukraina vazhdimisht ka akuzuar banorët lokalë që mbështesin Rusinë për bartje të informacionit për ta ndihmuar ushtrinë ruse.
Për arrestimin e sotëm është njoftuar edhe Zelensky, duke thënë se shefi i SBU e ka informuar atë “për luftën kundër tradhtarëve”.
Rusia deri më tani nuk e ka komentuar arrestimin e gruas.