Ngjarja e së premtes në “Bon Vivant” në Prishtinë ka tronditur gjithë Kosovën. Një i vrarë dhe 20 të plagosur ishte bilanci i një përleshje me armë në një nga lokalet më të njohura të kryeqytetit.
Në këtë ngjarje, mbeti i vrarë Kastriot Ramadani, ndërsa të përfshirë direkt në këtë përleshje gjithashtu janë edhe Andi Pajaziti i cili dyshohet të jetë edhe autori i vrasjes së Ramadanit. Paparaci ka siguruar pamje nga momenti i ngjarjes kur edhe shihet Andi Pajaziti i njohur me nofkën “italiani” teksa del nga lokali Bon Vivant i plagosur.