Tragjedi në Mianmar, fundoset anija me emigrantë, vdesin 17 persona

Tragjedi në Mianmar, fundoset anija me emigrantë, vdesin 17 persona

Një varkë me emigrantë të pakicës Rohingya nga Mianmari është mbysur në Gjirin e Bengalit, duke lënë të paktën 17 persona të vdekur dhe rreth 30 të zhdukur.

Varka ishte nisur për në Malajzi dhe koha e saktë dhe shkaku i përmbysjes nuk dihen.  Byar La tha se 17 trupa, përfshirë 10 gra, u gjetën përgjatë bregut në Sittwe, rreth 335 kilometra (210 milje) në perëndim të kryeqytetit kombëtar, Naypyitaw, midis të hënës dhe të mërkurës.

Tetë të mbijetuarit u morën nga forcat e sigurisë së Mianmarit.  Anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe autoritetet po vazhdonin kërkimin për personat e zhdukur, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Rakhine, Hla Thein tha se kufomat ishin gjetur në breg që nga e hëna, por numri i saktë dhe detajet e tjera nuk dihen ende.

Related Articles