Njësia e Antidrogës ka ndaluar një person mbrëmë pas mesnate në rrugën “Enver Zymeri” në Prishtinë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ishte me një veturë të tipit “Range Rover” me targa të huaj.
Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me dhjetëra fishekë, që iu sekuestruan si prova lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, njofton Sinjali.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“