Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka reaguar pas videos virale ku dy gazetarët e Kanal 10 ngatërrojnë atë me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Fevziu ka thënë se është fare normale dhe sipas tij, edhe ai vetë do ta ngatërronte veten me Gjinin.
“Meqenese po ma nisin shume kete video. Eshte fun po fare normale. E para me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten. E Ardiani me mua me siguri. E dyta kjo na ka ndodh sa here te gjitheve ne ttansmetim live. Po dy gazetaret u treguan shume fun. Bravo”, shkroi ai.