Punëtori në Gjakovë i merr 10 mijë euro të fitimit ditor dhe zhduket, shefi e denoncon në Polici

Punëtori në Gjakovë i merr 10 mijë euro të fitimit ditor dhe zhduket, shefi e denoncon në Polici

Në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë, më saktësisht në kompaninë ‘Kosmonte Foods”, pronari ka denoncuar një punëtor në Polici.

Shitësi ambulant, nuk e kishte bërë dorëzimin e rregullt të pazarit ditor si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve, njofton Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se punëtori dyshohet se kishte avulluar 10 mijë euro të firmës, të cilat do të duhej të dorëzoheshin në kompani.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rruga “Nënë Tereza”-Gjakovë (10.08.2023-08:00) Ankuesi  M/K ka raportuar në polici se njeri nga punëtorët e tij (shitës ambulant), nuk ka bërë dorëzimin e rregullt të parave si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime”, ka thënë Elezaj.

Related Articles