Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Shqipërinë, ku në fshatin Qesarakë, të Maliqit një 62-vjeçari u ekzekutua nga forcat RENEA pas shkëmbimit të zjarrit që pati për rreth një orë me ta.
62-vjeçari, Ramiz Muçollari pas plagosjes së gruas dhe të birit nuk pranoi të dorëzohej në polici, mosdorëzim ky që solli edhe të shtënat.
Nga aksioni i RENEA-s, Ministria e Brendshme ka publikuar edhe pamje pas ekzekutimit të tij.
Siç dukej, Muçollari kishte municion të madh me vete, duke rrezikuar kështu edhe jetën e efektivëve.