Vjedhje e rëndë në familjen Velijaj në Junik, hajnat marrin rreth 70 mijë euro para të gatshme

Vjedhje e rëndë në familjen Velijaj në Junik, hajnat marrin rreth 70 mijë euro para të gatshme

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në komunën e Junikut, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Velijaj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë  bërë me dije se të dyshuarit kanë hapur me forcë kasafortën e familjes, brenda së cilës ndodheshin një shumë e konsiderueshme e parave të gatshme, si dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, hajnat kanë vjedhur rreth 70 mijë euro para cash, ndërsa stolitë kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Related Articles