Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:20, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajt, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit E.A., 28-vjeçar.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 59 kilogram e 973 gram marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.
Policia tha se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.
“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë”, tha Policia.