Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e 10 personave ka ndodhur ditën e sotme në Malajzi pasi një avion privat është rrëzuar në mes të një autostrade.
Aeroplani u përplas në pjesën ku ndahen korsitë e rrugës në qytezën Elmina, ndërsa më pas shpërtheu duke i marrë jetën 8 udhëtarëve në mjetin fluturues dhe 2 personave që ndodheshin në automjetet përreth.
Pamjet shokuese shfaqin momentin e përplasjes së aeroplanit, i cili më pas përfshihet nga flakët. Kamerat e vendosura brenda një makine kanë filmuar momentin kur avioni privat rrëzohet në rrugë.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet që kanë sjellë në rrëzimin e aeroplanit, ndërsa hetuesit janë duke analizuar provat e marra nga vendi i ngjarjes.