Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se pajtohet me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, se një vend multietnik, kërkon një polici multietnike.
Ky reagim i Rohdes vjen pas dorëheqjes së fundit të tre serbëve të saporekrutuar në Policinë e Kosovës.
“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, ka thënë Rohde.
Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano, tha se EULEX-i po i ndje nga afër zhvillimet, të cilat i quajti shqetësuese.