Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradina i është drejtuar kryeministrit Albin Kurtit që të ndalojë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit.
Ai i ka kërkuar Kurtit që Kurti të veprojë me një strategji të rë, duke përmendur dorëheqjen e kryetareve.
Kjo edhe për atë që siç thotë Haradianj ”të bindjen aleatët që Kurti është për zgjidhje e jo për kriza”.
”Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, të enjten.
Kosova prillin e këtij viti organizoi zgjedhje lokale në katër komunat veriore të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.
Pas kësaj, fituan kandidatët shqiptarë, poqë serbët lokalë penguan edhe dhunshëm që ata të drejtonin komunat.
Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.
Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit.— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) August 17, 2023