Sveçla: Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve, të reagojnë ndërkombëtarët

Sveçla: Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve, të reagojnë ndërkombëtarët

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së policëve të rinë serbë nga Policia e Kosovës.

Sipas tij kjo po ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe presioneve nga Beogradi.

Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Related Articles