Zvogëlohet numri i vdekjeve në vendin e punës, rritet numri i gjobave

Zvogëlohet numri i vdekjeve në vendin e punës, rritet numri i gjobave

Hekuran Nikqi, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, deklaroi se nga moszbatimi i kushteve, këtë vit kanë humbur jetën pesë persona në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Megjithatë, ai theksoi se me rritjen e numrit të inspektorëve është rritur numri i gjobave dhe të drejtat e punëtorëve respektohen më shumë.

Nikqi në një intervistë për KP, tha se me rritjen e numrit të inspektorëve të punës, synohet të rritet edhe prezenca e inspektorëve në terren, në këtë formë të sigurohet që po zbatohet ligji i punës.

Duke folur për rritjen e inspektimeve, Nikqi tha se edhe numri i gjobave në terren për kompanitë që nuk kanë zbatuar ligjin për punëtorët, është dyfishuar krahasim me vitin e kaluar. Për këtë, ai potencoi se kanë rritur numrin e inspektorëve të punës, ku nga 33 sa ishin, tani janë 77.

Me rritjen e inspektorëve të punës, Nikqi thotë se do të respektohen edhe të drejtat e punëtorëve më shumë.

Ai shton se sektori i ndërtimtarisë mbetet ende sektori me shkeljen më të madhe të ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nikqi shtoi se është dyfishuar edhe numri i gjobave për kompanitë që nuk kanë respektuar ligjin për të drejtat e punëtorëve.

Po ashtu, ai tha se janë duke punuar edhe në digjitalizimin e inspektimeve në terren. Kjo sipas tij, rrit kontrollin nga mbiçkyrësit në kohë reale dhe rrit numrin e inspektimeve.

Related Articles