Telashet familjare shpeshherë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. E në shumë raste viktima janë fëmijët që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga prindërit e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 18-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që babai i saj e ka kërcënuar se do ta vrasë.
Si rezultat i denoncimit, 60-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.