Rastet e ngacmimeve që bëhen nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave, janë mjaft të shpeshta në vendin tonë. Madje shpeshherë viktimat detyrohen që të kërkojnë ndihmën e Policisë për të shpëtuar nga të dyshuarit.
Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua ka denoncuar një familjare të saj në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 41-vjeçarja në vazhdimësi ka pranuar mesazhe ngacmuese nga e dyshuara.
37-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.