Debatik Curri: Barazimi me Gjilanin është shumë zhgënjyes

Debatik Curri: Barazimi me Gjilanin është shumë zhgënjyes

Skuadra e Gjilanit ka arritur të marrë një pikë të madhe ndaj Prishtinës në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani që hyri në këtë lojë kryesisht me lojtarë të rinj arriti të marrë një barazim shumë me vlerë ndaj Prishtinës së Debatik Currit.

Pas ndeshjes, Curri u shpreh shumë i zhgënjyer me barazimin.

“Një rezultat zhgënjyes për ne. Kundërshtari kishte futbollistë krejt të ri në ekip, ndjej keqardhje për rezultatin, skuadra ishte shumë në presion. Armiku kryesor i jonë mund të jemi vetëm ne. Në futboll duhet të japësh maksimumin – kishim një ngërrç në finalizim, s’kishim qetësi. Duhet të punojmë në këtë aspekt”, tha Curri për Art Sport2.

“Tre pozicionet në sulm nuk funksionuan. Duhet të ulemi me këmbë në tokë – mos të fluturojmë. Shpresojmë të kthehemi tek fitorja në ndeshjen e radhës”, përfundoi ai.

Related Articles