Alexis Sanchez është kthyer në Inter vetëm pas një viti të kaluar te Olympique Marseille.
Sulmuesi italian kishte kaluar tre vite te Neroazzurët dhe tani është rikthyer sërish ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.
34-vjeçari kilian ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Interin deri më 30 qershor të vitit 2024.
Alexis ka zhvilluar 109 ndeshje zyrtare me Interin duke shënuar 20 gola dhe duke fituar tre trofe.
Me ardhjen e Alexis, nga Interi ka larguar sulmuesin argjentinas Joaquin Correa që është bashkuar me Olympique Marseille.
Megjithatë te Interi nuk kanë dhënë detaje të kontratës së Sanches se sa do të fitojë, por ajo do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim.