Kërkohet ndihmë për shërimin e profesorit Sylejman Zeka, vuan nga leukemia akute

Kërkohet ndihmë për shërimin e profesorit Sylejman Zeka, vuan nga leukemia akute

Familja Zeka nga Ferizaj po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi kryefamiljari i tyre Sylejmani vuan nga leukemia akute. Për shërimin e profesorit, duhen 210 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për ta siguruar familja nga mjetet vetanake.

Andaj, përmes një lutje publike, familja Zeka kërkon nga njerëzit vullnetmirë t’i ndihmojnë për ta arritur këtë shumë të mjeteve e cila ju duhet për ta vazhduar trajtimin në Spitalin Amerikan në Turqi.

Të gjithë ata që kanë mundësi, mund të kontribuojnë në këto udhëzime siç figurojnë në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Lutje urgjente për ndihmë, prof.Sylejman Zeka(46 vjeçar) ka nevojë për ndihmën tonë🥲, i duhen edhe 210 mijë euro

Të dashur qytetarë, ka disa ditë që një qytetar shembull ferizajas, profesor i respektuar nga të gjithë ne qe shumë vite, ai ka ditë që është në repartin intenziv në Spitalin Amerikan në Turqi. Mjekët kanë konstatuar që profesor Syla që i themi të gjithë ne, vuan nga Leukemia Akute, andaj familjarët deri më tani kanë shpenzuar afro 100 mijë euro.

Profesor Syla ka një histori familjare të trishtë, atij gjatë luftës ja masakruan babain dhe dy vllezërit🥲

Shuma është e madhe për ta përballuar familja, ai do të qëndroj 6 muaj në Turqi, e ne lusim të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për ta mbledhur shumën e nevojshme për shërimin e profës Sylë🤲.

Llogaria bankare në emrin e motrës së tij:

RABIJE ZEKA

Raiffaisen Bank

Xhirollogaria:1504001006894605

IBAN: XK051504001006894605

Zoti e shëroftë profën Sylë dhe të gjithë të sëmurët tanë🤲

Shpërndaje!

Related Articles