Është rritur në dy numri i viktimave të shpërthimeve që ndodhën në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë.
Mes të plagosurve janë edhe 26 zjarrfikës të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas shpërthimit të parë, raporton BBC.
Tetë prej të plagosurve kanë marrë djegie të rënda dhe planifikohet që ata të transferohen në spitalet jashtë vendit për mjekim.