Komuna e Prishtinës ka hapur dy konkurse për rreth 200 nëpunës dhe zyrtarë në administratë.
Në njërin prej këtyre konkurseve janë të hapura 142 pozita si nëpunës dhe mbështetës administrativ nën mbikqyrje të drejtorive përkatëse të kryeqytetit.
Paga për këto pozita është 420 euro bruto.
Në konkursin me 142 pozita të lira theksohet se kandidatët preferohet të kenë aftësim profesional në fushat: Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Marrëdhënie me publikun, Edukatë fizike, Arkiv, Gazetari, Sociologji, Psikologji dhe Pedagogji.
Derisa edhe në konkursin e dytë kërkohen nënpunës administratv për 58 pozita, me pagë 420 euro bruto.
Në konkursin e dytë preferohen diploma universitare në fushat: Arkitekturë, Ndërtimtari, Elektroteknikë, Hidroteknikë, Gjeodezi, Makineri, Komunikacion, IT, Mjedis
Derisa, nevojiten edhe njohuri të programeve të MS Office.
Në konkurs theksohet se përvoja e punës nuk kërkohet.
Konkursi do jetë i hapur deri më 8 shtator 2023.
Detajet tjera lidhur me kriteret dhe përgjegjësitë i gjeni këtu.