Gabri Veiga, mesfushori i cili ishte një dëshirë e madhe e Realit dhe Napolit, u largua dje për në Arabi tek Al Ahli.
Veiga shkëlqeu sezonin e kaluar në La Liga. Gjatë sezonit të parë të plotë dhe tashmë të vetëm në një nga ligat më të forta, i riu shënoi 11 gola dhe asistoi 4 herë në 36 ndeshje. Sauditët pasi e fituan garën me Napolin u tallën me ta në rrjetet sociale.
“Sezonin e ardhshëm do të vijmë tek ju dhe do të blejmë Lobotkën. Largohu që të mos të ndëshkojmë më”, është mesazhi i shefit të Al Ahlit për Aurelio De Laurentiis, presidentin e Napolit.
Kështu, sauditët i thanë De Laurentiis që të mos përzihej në punët e tyre dhe ky reagim i tyre lidhet edhe me Victor Osimhen.
Përkatësisht, Napoli vendosi një klauzolë “anti-saudite” në kontratën e sulmuesit të tyre. Klubi kërkon shifrën prej 150 milionë euro, kurse Osimhen dhe menaxheri 110 milionë. Me 26 gola, Osimhen sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Serisë A dhe lojtari më i mirë i Napolit, i cili bindshëm doli kampion i Italisë.