Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ftuar për kafe Endritin Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, si dhe Klestor Veselin, djali i Kadri Veselit, ish-kryeparlamentari i Kosovës.
Thaçi e Veseli janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale si të akuzuar për “krime lufte”.
E Rinia e PDK-së thtoë se ky takim tregon vullnetin dhe krenarinë që trashëgohet.
”Sot, në përmbyllje të muajit të rinisë, patëm nderin të takojmë për kafe, Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin. Ky takim ishte një pasqyrë e forcës, vullnetit dhe krenarisë që trashëgohet. Pavarësisht sfidave, fryma e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë mbetet e pandërprerë”, thuhet në njoftim.