Një 45 vjeçar në Dimal të Shqipërisë e ka humbur jetën aksidentalisht duke punuar tokën.
Viktima ishte duke punuar pasditen e së mërkurës në fshatin Sheq, Dimal, kur i është përmbysur traktori dhe e ka zënë poshtë.
Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.
Rasti është duke u hetuar, raporton Euronews.al.