Ndalohet një person lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Ndalohet një person lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar të enjten se ka ndaluar një person me inicialet N.Ll, si i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë për Telegrafin se personi i ndaluar dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., për shkak te dyshimit të kryerjes se veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka deklaruar Ulaj.

Related Articles