Pas ndeshjes së djeshme të FC Ballkanit ndaj BATE Borisov, ekipi kosovar u kualifikua në grupet e Conference League.
Gazetarja sportive Qeqa Krelani, përmes një reagimi ka ‘goditur’ disa trajnerë kosovarë theksoi se atë që e ka bërë trajneri Ilir Daja për një vit në Kosovë, trajnerët kosovarë nuk kanë mundur ta bëjnë për 23 vite.
Reagimi:
“Çfarë ka bërë Ilir Daja për një vit në Kosovë, trajnerët kosovarë nuk kanë mundur ta bëjnë për 23 vite, me gjithë respektin për ta. Dajën e kritikojnë disa tipa trajnerësh që për 10 vite i kanë ndërru 10 klube, i kanë 5 shkarkime, 5 dorëheqje dhe vetëm një titull.
E besa Dajën po e kritikojnë edhe trajnerë të cilët për 4 vite s’kanë mujt m’u inkuadru as prej Ligës 2 në Ligën 1. Prandaj ne vuajmë për trajnerë. Se trajnerët e Kosovës, kohën më të madhe po e kalojnë nëpër debate televizive sportive sesa duke analizu ndeshjet e skuadrave të veta ose kundërshtarin”