Arbër Vokrri, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka treguar njërën nga arsyet se pse Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës prej muajsh.
Ai ka thënë se nëse Hetemi largohet nga objekti komunal, ekziston rreziku që KFOR-i ta pengojë që të kthehet në zyrë.
“Sikur KFOR-i të japë garanci se nuk e pengon që të kthehet në zyrën e tij, çështjet e tjera të sigurisë janë të rregulluara, madje nuk ka nevojë as për shoqërim. Në bazë të asaj që kam parë, aty shoh dozë rreziku”, është shprehur Vokrri në Info Magazine në Klan Kosova.
Ai tutje ka thënë se përveç Hetemit, aktualisht në komunë janë duke qëndruar edhe drejtorët komunalë.