Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar te pikëkalimi kufitar në Merdarë koha e pritjes ka rënë nga gati 2 orë në 1 orë e gjysmë.
Ndërsa 50 minuta deri në 1 orë po u duhet qytetarëve që të presin për të kaluar përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, njofton KlanKosova.tv.
Gjatësia e kolonës është nga 300 deri në 400 metra.
Për hyrje pritjet janë normale. Ato sillen nga 3 deri në 5 minuta nëpër të gjitha pikat kufitare.