Sipas Avni Arifit, demokracia e Kosovës nuk minohet nëse kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jep dorëheqje në këto rrethana.
Ai argumenton që Kosova ka arritur marrëveshje politike me bashkësinë ndërkombëtare dhe se një gjë e tillë është në interes të Kosovës.
“Nuk minohet demokracia në Kosovë sepse kryetari Lulzim Hetemi jep dorëheqje. Ose ia kërkon dorëheqjen. Nuk është as veprim anti-demokraitk. Është marrëveshje politike që e ka ba Kosova me bashkësinë ndërkombëtare për me pasë zgjedhje deri në fund të verës. Është interes i krejt Kosovës”, ka thënë Arifi në Rubikon.
“Duhet me dhanë dorëhqje, sespe është mrrëveshje politike që të zgjedhurit e këtij vendi, kryeministri i Kosovës, njerëzit e tij e kanë ba me bashkësinë ndërkombëtare me pasë zgjedhje deri në fund të verës”.